Avokati i Shqipërisë: Serbia duhet të përjashtohet

Sporti

Avokati i Shqipërisë: Serbia duhet të përjashtohet

Më: 17 prill 2015 Në ora: 22:50

Antonio Rigozzi ka protestuar ashpër për racizmin që kanë treguar serbët karshi shqiptarëve më 14 tetor të vitit të kaluar.

Avokati i Shqipërisë, italiani Antonio Rigozzi, gjatë një ore në konkluzionet e tij ishte tepër agresiv në argumentet e tij, duke i kërkuar panelit të Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv (CAS) në Lozanë, që të merrte në konsideratë thirrjet raciste të tifozerisë serbe në stadiumin e Beogradit “Vritini, vritini shqiptarët!”.

Me këtë argument të fortë, ai kërkoi nga CAS-i që të merrte në konsideratë “përjashtimin e Serbisë nga eliminatoret Euro 2016”.

Duke përdorur me efikasitet njohuritë e tij në fushën jurisprudencës dhe të marrëdhënieve ndërkombëtare, avokati i kontraktuar nga Federata Shqiptare e Futbollit, arriti t’u imponohet panelit të gjyqtarëve duke i dhënë një goditje të fortë të gjitha argumenteve që kishte përdorur pala serbe, për ta kthyer në favorin e saj.

Avokati Rigozzi i dha udhë një debati të fortë në selinë e CAS-it., duke hedhur poshtë një prej argumenteve kryesore që kishin marrë në konsideratë Komisioni i Disiplinës dhe ai i Apelit pranë UEFA-s, që i thirrjet “Vritini, vritini shqiptarët” e kishte konsideruar si thirrje me sfond politik dhe jo racizëm.

Burime për Sportal.al nga Lozana, bënë të ditur se gjyqtarët e CAS-it e morën në konsideratë argumentin e avokatit të Shqipërisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat