Blanc: Cavani luajti dobët ndaj Barcës

Sporti

Blanc: Cavani luajti dobët ndaj Barcës

Më: 17 prill 2015 Në ora: 20:41

Trajneri i Paris Saint-Germainit, Laurent Blanc, ka pohuar se sulmuesi uruguaian, Edinson Cavani, shfaqi paraqitje të dobët në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve kundër Barcelonës.

PSG u mposht në shtëpi me rezultat 1-3 nga Barcelona, ndërsa Cavani që luajti prej fillimit nuk shfaqi potencialin e tij para portës.

“Për një sulmues, vlera e tij lidhet me golat që shënon dhe sulmuesit tanë nuk shënuan ndaj Barcës, kështu që është zhgënjyese”, ka thënë fillimisht francezi.

“Cavani luajti një ndeshje të dobët. Si të gjithë golashënuesit, ai është i zemëruar kur nuk shënon. Ka shumë lojtarë të këtillë, të cilët nuk shënojnë për disa javë. Por, unë e shoh se ai krijon raste, dhe kjo është shenjë e mirë”, ka shtuar Blanc.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat