Pefqeli i gëzohet golit, ankohet për fushë!

Sporti

Pefqeli i gëzohet golit, ankohet për fushë!

Nga: Kemajl Goca Më: 17 prill 2015 Në ora: 19:22

Hajvalia ka parë të zitë e ullirit për të fituar tri pikë të reja dhe mbajtur hapin në luftë për titullin e kampionit. Futbollisti Mërgim Pefqeli mban vulën e fitores së Hajvalisë, e cila me rezultat 2:1 gjunjëzoi ekipin e Dritës nga Gjilani, në ndeshjen që u luajt në stadiumin “Agron Rama” në Kastriot. “Ndihem shumë i mrekullueshëm se fituam në fund. Ishte ndjenjë e mirë që shënova gol dhe ishte një fitore shumë e zorshme”, tha Pefqeli, duke u ankuar për fushën dobët. “Fusha e bëri të veten, e cila qe e papërshtatshme. Ajo ishte e dëmtuar shumë dhe nuk mundem me zhvilluar lojën tonë”, ankohet Pefqeli...
(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat