Prishtina dhe Peja, favoritë ndaj kundërshtarëve!

Sporti

Prishtina dhe Peja, favoritë ndaj kundërshtarëve!

Nga: Kemajl Goca Më: 17 prill 2015 Në ora: 19:21

Ndeshjet e play-off-it si gjithmonë sjellin emocione mes skuadrave në basketboll. Këtë herë dy skuadra janë favoritë kryesor për titullin e kampionit në ETC Superligën e Kosovës, si: Sigal Prishtina dhe Peja. Në dy përballjet e para gjysmëfinale: Sigal Prishtina-Golden Eagle Ylli dhe Peja-Kosova e Re Bashkimi, kryeqytetasit dhe pejanët hiqen favoritë të mëdhenj. Edhe Golden Eagle nga Theranda dhe Bashkimi nga Prizreni do të mundohen që të përkujdesen për ndonjë sensacion. Ajo skuadër që shënon tri fitore kualifikohet në finale.

Interesant është fakti se Prishtina e Peja luajnë si vendas takimin e parë, ndërsa të dytin dhe të tretin si mysafir dhe nëse ka nevojë luhet edhe takimi i katërt eventualisht i pestë në fushat e tyre. Basketbollisti i Sigal Prishtinës, Blerim Mazreku, nesër (në orën 20.00) pret fitore pa problem në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë.
(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat