Sportistja e Kosovës lind beben, cili është emri?

Sporti

Sportistja e Kosovës lind beben, cili është emri?

Nga: Kemajl Goca Më: 17 prill 2015 Në ora: 17:59

I vjen në jetë fëmija i dytë brenda tri vitesh dhe e bën shumë të lumtur njërën prej volejbollisteve më të mira të pas luftës që ka pasur Kosova, Ganimete Gërbovci, një kohë edhe anëtare e kombëtares së Kosovës. Ajo ka lindur djalë dhe e pagëzoi me emrin Mal. Ajo është e lumtur për këtë dhuratë të Zotit dhe e falënderon.

Është djali i dytë i saj, pasi që i pari ka 3 vjeç dhe quhet Eden. “Vërtet jam e lumtur për djalin. Kjo më bën edhe më të fortë dhe më jap vullnet edhe më shumë për një të ardhme edhe më të bukur. Se mbi gjitha është familja dhe dy djem janë edhe një dhuratë më e çmueshme nga Zoti. Mali ka tri ditë e Edeni 3 vjeç, kjo është bukuri”, tha Ganja për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat