Kosova U-19 pësoi humbje me rezultat 40:12 (19:6) nga Serbia U-19, në ndeshjen e parë të grupit 3 të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2015 në hendboll, në konkurrencën e femrave. Ndeshja mes Kosovës dhe Serbisë është zhvilluar në palestrën Roman të Rumanisë, ndërsa vashave tona u pa se iu mungon përgatitja dhe sidomos edhe përvoja. Kosova të shtunën mbrëma do të luajë me Sllovakinë në orën 19.00, ndeshja e dytë në kuadër të këtij grupi. Golat për Kosovën i shënuan: Kameri (6), Çerkini (5) dhe Ramabaja (1).