Lëndim i rëndë për Kompanyn

Sporti

Lëndim i rëndë për Kompanyn

Më: 17 prill 2015 Në ora: 16:24

Manchester City ka marrë një lajm të keq nga stafi i saj mjekësor.

Kampioni i Anglisë është shokuar pas lajmeve se mbrojtësi Vincent Kompany ka pësuar një lëndim dhe nuk dihet data e rikthimit në fushë.

Lajmin e ka konfirmuar vetë trajneri Manuele Pellegrini i cili tha në konferencën për shtyp se është rrezik që Kompany ta humbas stinorin.

“Ai është i lënduar, dhe ëstë e vështirë të shihni përmirësim derisa jeni të lënduar. Nuk e dimë për sa kohë do të mungojë, ka një lëndim muskulor. Ne nuk e dimë nëse ai do të luajë më gjatë këtij sezoni”, deklaroi Pellegrini në konferencë për shtyp.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat