Pefqeli hero i fitores së Hajvalisë

Sporti

Pefqeli hero i fitores së Hajvalisë

Nga: K.G. Më: 17 prill 2015 Në ora: 15:59

Hajvalia me vështirësi shënoi fitore minimale me rezultat 2:1 ndaj Dritës nga Gjilani, në takimin e parë të javës së 23-të Raiffeisen Superligës së Kosovës. Ata ishin si vendas, por luajtën në stadiumin “Agron Rama” në Kastriot, duke triumfuar. Në minutën e 15-të, Hajvalia kaloi në epërsi me golin e bukur të Liridon Lecit, ndërsa Almedin Murati e barazoi rezultatin 1:1 në minutën e 55-të. Mërgim Pefqeli, ishte hero i fitores së Hajvalisë, me golin që ka realizuar në minutat e fundit të sfidës. Drita është në vend të 10-të me 22 pikë, kurse Hajvalia ngjitet në vend të tretë me 38 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat