Shaqiri flet për derbin e zjarrtë të qytetit të modës

Sporti

Shaqiri flet për derbin e zjarrtë të qytetit të modës

Më: 17 prill 2015 Në ora: 15:11

Të dielën në mbrëmje do të zhvillohet derbi i madh italian dhe i qytetit të modës, Inter-Milan, ndeshje e javës së 31-të në Serie A. Një derbi që pritet me kërshëri nga dashamirët e futbollit veçmas në Milan, pasi që janë dy skuadra që kanë të njëjtin stadium. Ylli nga Kosova, Xherdan Shaqiri, anëtar i Interit, flet para sfidës derbi që luhet në orën 20.45.

“Është një ndeshje vitale dhe ne kemi dëshirë të madhe për ta fituar. Ky është derbi im i parë. Jam duke pritur një natë të madhe dhe ne dëshirojmë t’i bëjmë tifozët e lumtur duke mposhtur Milanin. Mentaliteti ynë ka shumë rëndësi, sikurse edhe niveli ynë. Ne duhet të jemi të motivuar në maksimum dhe të tregojmë respekt për kundërshtarin tonë. Ne duam të kthehem në futbollin evropian”, tha Shaqiri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat