Edhe një sukses i atletëve të Kosovës

Sporti

Edhe një sukses i atletëve të Kosovës

Nga: K.Goca Më: 17 prill 2015 Në ora: 13:42

Atletët e kombëtares së Kosovës U-18 arritën sukses të lakmueshëm në Kampionatin Kombëtar të moshave U-18 në Tiranë. Gara është zhvilluar në stadiumin “Qemal Stafa”, kurse atletët e Kosovës fituan gjashtë medalje të arta dhe pesë të argjendta. Medalje të arta fituan: Erudit Rysha (kërcim lartësi), Alen Softiç (disk), Albina Deliu (1500 metra), Çlirim Hyseni (1500 metra), Greta Mustafa (gjyle 4 kg e disk), ndërsa të argjendtë janë: Alen Softiç (gjyle 5 kg), Ernest Kozhar (100 metra dhe kërcim së gjati), Dardan Haliti (400 metra e lartësi). Zyrtarët e Federatës Atletike të Kosovës e vlerësojnë lartë këtë sukses dhe shpresojnë tani edhe në suksese të tjera.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat