Benitez: Napoli ka kualitet

Sporti

Benitez: Napoli ka kualitet

Më: 17 prill 2015 Në ora: 13:28

Trajneri i Napolit, Rafael Benitez, tani e ndjen qetësinë e duhur pas fitores bindëse me rezultat 4:1 kundër ekipit gjerman, Wolfsburg. Napolitanët pothuajse janë edhe në gjysmëfinalen e Europa League në futboll, por që duhet të presin edhe takimin e kthimit si vendas. Benitez është i ngazëllyer me paraqitjen e shkëlqyer të futbollistëve të tij, të cilët i mbajtën leksion Wolfsburgut. “Ishte paraqitje spektakolare. Gjithmonë e kam thënë se kjo skuadër ka kualitet, karakter dhe profesionalizëm, të cilat i dëshmoi”, ka thënë Benitez. Napoli është në vend të katërt me 50 pikë në Serie A dhe synon këtë pozicion të ruajë deri në fund me synime që ngjitet edhe i treti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat