Ja Bach si ia mërdhiu serbëve në Beograd për Kosovën!

Sporti

Ja Bach si ia mërdhiu serbëve në Beograd për Kosovën!

Nga: K.Goca Më: 17 prill 2015 Në ora: 12:12

Serbia gjithnjë e më shumë po e kupton realitetin për sportin e Republikë së Kosovës. Presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (KON), Thomas Bach, ua tha troç serbëve në Beograd përse vendosi që të pranojë Komitetin Olimpik të Kosovës në KON. Ai iu tregoi se ku ishte pika më e rëndësishme që vendosi për sportin e Kosovës. Bach u tha se Kosova është e njohur ndërkombëtarisht dhe më shumë se nga 100 shtete.

“Sporti ndërkombëtar dhe KON janë autonome dhe e kanë marrë vendim në bazë të interesit të sportit ndërkombëtar dhe rregullave. Për këtë, KON e ka pranuar Kosovën. Ky vendim nuk bazohet në territorin e vendit dhe as nëse është anëtar i Kombeve të Bashkuara. Më shumë se 100 vende e kanë njohur Kosovën dhe kjo është ajo që e kemi marrë në konsideratë”, tha Bach.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat