Ja kur merret vendimi për ndeshjen Serbi-Shqipëri

Sporti

Ja kur merret vendimi për ndeshjen Serbi-Shqipëri

Më: 17 prill 2015 Në ora: 11:31

Shqipëria ka sot rastin e fundit për të marrë tri pikët pas incidenteve që ndodhën në Beograd, në ndeshjen kundër Serbisë më 14 tetor. Në vendimin që mori Komisioni i Disiplinës në UEFA, Shqipëria e humbi ndeshjen 3:0 në tavolinë sepse kishte refuzuar të hynte në fushë pas incidenteve, ndërsa Serbisë iu hoqën tri pikë nga klasifikimi, pasi nuk garantoi si duhet mbarëvajtjen e ndeshjes.

Të dyja federatat iu drejtuan Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv në Lozanë të Zvicrës dhe dje ishte radha e palës serbe që të dëshmonte për ngjarjet. Sot është dita kur do të kryhet seanca dëgjimore me palën shqiptare. Po çfarë pritet të ndodhë dhe cili është detaji që mund të bëjë diferencën.

Ka shumë gjasë që vendimi përfundimtar për këtë çështje të mos jepet sot, por ditën e hënë ose në 15 maj. Burime jozyrtare pranë FSHF-së bënë me dije se vendimi mund të publikohet ditën e hënë, por kjo nuk është konfirmuar ende. Sot, rreth orës 09:00, pritet të nisë seanca dëgjimore për palën shqiptare dhe janë thirrur të dëshmojnë Duka, De Biazi dhe Cana. Pala mbrojtëse e Shqipërisë përfaqësohet nga një studio ligjore e huaj dhe avokati kryesor është italiani Antonio Rigoci.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat