PSG i futet garës për Brahimin

Sporti

PSG i futet garës për Brahimin

Më: 17 prill 2015 Në ora: 11:18

Paris Saint Germain assesi nuk qëndron duarkryq duke menduar për përforcime.
Kampioni aktual i Francës po e sheh jashtë Ligës së Kampionëve vetën pas humbjes 1-3 nga Barcelona dhe qysh tani ka filluar të mendoj për përforcime.

Caku i ri i drejtuesve parisien është mesfushori algjerian Yacine Brahimi i cili ka shkëlqyer këtë edicion me Porton.

Brahimi është duke u kërkuar me ngulm edhe nga dy gjigantët anglez Manchester City dhe Arsenal, por PSG tani duket favorite pasi mund ta përmbushë kërkesën e Portos prej 40 milionë euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat