Callejon rikthehet në Spanjë

Sporti

Callejon rikthehet në Spanjë

Më: 17 prill 2015 Në ora: 10:43

Jose Maria Callejon sezonin e ardhshëm do të jetë një futbollist i Atleticos së Madridit.
Sulmuesi spanjoll ia ka dhanë tashmë fjalën, Atleticos për kalimin e tij në Spanjë por ‘Los Colchoneros’ për të bërë të mundur rikthimin e ish lojtarit të Realit në Madrid duhet më parë të bindin Napolin.

Atletico ka gati një ofertë që sillet nga 15 deri në 20 milionë euro për të bindur drejtuesit e klubit të kaltër për të lejuar largimin e futbollistit 28-vjeçar, edhe pse Napoli kërkon diçka më tepër.

Por duke parë dëshirën e lojtarit për tu transferuar në ‘Vicente Calderon’ realizimi me sukses i këtij operacioni është vetëm një çështje kohë.

Më parë Callejon ka luajtur edhe për Real Madridin dhe Espanyolin, ndërsa pjesë e Napolit është që tri vite.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat