Cana drejt Bundesligës

Sporti

Cana drejt Bundesligës

Më: 17 prill 2015 Në ora: 10:31

Kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë sipas të gjitha gjasave do t’i jep fund aventurës me Lazion e Romës.
Ylli shqiptar nuk ka gjetur minutazhën e mjaftueshme tek skuadra italiane këtë edicion dhe pritet largimi i tij nga kryeqyteti italian.

Por duket se e ardhmja e tij do të jetë në kampionatin gjerman, kampionat i cili gjithmonë është vlerësuar lartë nga Cana.

Sipas medieve gjermane, dy skuadrat elitare Borussia Moenchegladbach dhe Hoffenheim kanë shprehur interesim për Canën dhe pritet të dalin me oferta zyrtare gjatë afatit kalimtar të verës.

I interesuar ka qenë edhe Stuttgarti por krejt varet nëse do të bije nga Bundesliga ose jo. Gjithashtu i mundshëm për Lorikun është edhe rikthimi në Francë te skuadra e tij e zemrës, Olimpique Marseille.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat