Ballisti flet para vendimit të CAS, ja çka thotë ai

Sporti

Ballisti flet para vendimit të CAS, ja çka thotë ai

Më: 17 prill 2015 Në ora: 09:52

Natyrisht në prag të vendimit të madh nga gjykata për arbitrim sportiv (CAS) për fatin e ndeshjes Serbi – Shqipëri ku pala shqiptare ka kërkuar tri pikët, nuk ka mundur të mos shprehet edhe protagonisti i gjithë rrjedhës dhe lëshuesi i dronit, Ballist Morina.
Tifozi i njohur si Ballist Morina ka dhënë një deklarats për Lajmiri, ku ka folur para vendimit të rëndësisshëm të CAS, ku çështja ka shkuar pas padisë më të fundit nga pala shqiptare.

Ky vendim pritet të jipet së shpejti, ku Shqipëria shpreson t'i marrë tri pikët, e tri pikët shprson t'i marrë edhe Ballisti.

“Nëse ndodh e kundërta dhe nuk i marrim tri pikët, kemi marrë diçka më të madhe atë natë, forcuam ndjenjën kombëtare”.

“Jam pikërisht në Lausanne në këtë moment dhe jam shumë i ngarkuar emocionalisht. Nuk arrij që të bëj një paraqitje në media. Të presim vendimin, pastaj do gjejm mënyrat”, u shpreh Morina.

Ndryshe Ballist Morina vazhdon të jetë në kërkim nga autoritetet serbe për lansimin e dronit më 14 tetor në Beograd.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat