Dëshmon Cana, radha e De Biasit

Sporti

Dëshmon Cana, radha e De Biasit

Më: 17 prill 2015 Në ora: 09:49

(I plotësuar) - Lorik Cana ka dëshmuar para gjyqtarëve të Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv (CAS).
Kapiteni i Shqipërisë, Lorik Cana ka dëshmuar për 30 minuta para gjyqtarëve të CAS’it, i cili tashmë ia ka lënë radhën përzgjedhësit De Biasi.

Edhe De Biasi do të ketë 30 minuta në dispozicion për të mbrojtur kërkesën e tyre, se Shqipëria ishte e abuzuar në Beograd dhe se meritojnë tre pikë.

Kujtojmë se para udhëtimit në Lozanë, të gjithë janë shprehur optimist se Shqipëria duhet të fitojë tre pikë.

Cana dhe De Biasi arrijnë në CAS, ja zhvillimet e fundit

Delegacioni i kombëtares shqiptare ka mbërritur në Gjykatën e Arbitrazhit në Lausanne, sot në ora 07:00 të mëngjesit.
Selektori i kombëtares së Shqipërisë, Gianni de Biasi dhe kapiteni Lorik Cana, kanë mbërritur në Gjykatën e Arbitrazhit në Lozanë, sot në ora 07:00 të mëngjesit.

I pranishëm me dyshen para fillimit të seancës ka qenë edhe avokati kryesor, Antonio Rigozzi, transmeton Telegrafi.

I pari që do të dëshmojë është kapiteni Cana.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat