Kahata: Nuk varemi nga rivalët për titullin kampion

Sporti

Kahata: Nuk varemi nga rivalët për titullin kampion

Më: 16 prill 2015 Në ora: 23:26

Francis Kahata ishte një nga protagonistët e Tiranës në fitoren 2-1 me Vllazninë në “Qemal Stafa”. Gugash Magani preferoi ta aktivizonte kenianin titullar, pas qëndrimit për një periudhë të gjatë në stolin e rezervave. 23-vjecari, në konferencën për shtyp të radhës theksoi se do të japë më të mirën në ndeshjet e mbetura që Tirana të fitojë titullin kampion.

“Pas shumë ndeshjes në stolin e rezervave luajta titullar me Vllazninë, sfidë të cilën fatmirësisht e fituam. Shpesoj të vazhdoj me këtë ritëm edhe në ndeshjet e mbetura të sezonit, për ta ndihmuar Tiranën që të rrijë objektivat sezonale. Unë mundohem të jap maksimumin në stërvitje dhe në ndeshje, pastaj mbetet në dorë të trajnerit’.

Tirana mbetet një nga pretendentet për titullin kampion dhe nuk varet nga rezultatet e rivalëve nëse i fiton të gjitha sfidat e deri në përfundim të kampionatit.

“E rëndësishme është që në takimet e mbetura nuk varemi nga të tjetët, mjafton t’i fitojmë të gjitha takimet tona për t’u shpallur kampion. Sigurisht që nuk do të jetë e lehtë por ne duhet ta pravojmë që të marirm maksimumin në cdo ndeshje. Rivali më i fortë? Nuk dua të ndaj asnjë skuadër, sepse të gjitha ekipet që janë në krye luftojnë për titullin.

Sezonin e kaluar keniani arriti të realizonte 3 gola me fanellën bardheblu, ndërsa në kampionatin e akrtual nuk ka mundur ta gjejë rrugën e rrjetës, por nëse Tirana i arrin objektivat, sipas Kahatës, edhe ai do të ketë dhënë kontributin e tij.

“Është e vërtetë që sezonin e kaluar kam shënuar disa gola që i vlejtën shumë Tiranës, ndërsa tani e kam të vështirë ta gjej rrugën e rrjetës. Por kjo pak rëndësi ka, mjafton që skuadra të fitojë dhe të arrijë objektivat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat