​Europa League: Turpërohet Wolfsburgu, fiton Sevilla

Sporti

​Europa League: Turpërohet Wolfsburgu, fiton Sevilla

Më: 16 prill 2015 Në ora: 23:11

Skuadra gjermane Wolfsburg është turpëruar para shikuesve të vetë, pasi pësoi humbje 1-4 nga Napoli dhe në këtë mënyre është afër eliminimit nga Europa League.

Gonzalo Higuain në minutën e 15 e hapi serinë e golave, kurse pas tetë minutave Mark Hamsik shënoi edhe golin e dytë. Në minutën e 64, Hamsik shtoi edhe golin e tretë. Ndërkohe në listën e shënuesve u shtua edhe Manolo Gabbiadini (77). Golin e nderit për vendasit e shënoi Nicklas Bendtner (80).

Në ndeshjen tjetër Sevilla që është kampione aktuale fitoi ndaj Zenitit, me rezultat 2-1, kurse Dinamo Kyev luajti baras me Fiorentinës (1-1). Baras kanë luajtur edhe Clubb Brugge dhe Dnipro (0-0).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat