Callejon gjithnjë e më pranë Atleticos

Sporti

Callejon gjithnjë e më pranë Atleticos

Më: 16 prill 2015 Në ora: 23:04

Jose Maria Callejon sezonin e ardhshëm do të jetë një futbollist i Atleticos së Madridit. Sulmuesi spanjoll ia ka dhanë tashmë ok-in, Atleticos për kalimin e tij në Spanjë por Los Colchoneros për të bërë të mundur rikthimin e ish lojtarit të Realit në Madrid duhet më parë të bindin Napolin. Atletico ka gati një ofertë që varion nga 15 deri në 20 milionë Euro për të bindur drejtuesit e klubit të kaltër për të lejuar largimin e futbollistit 28-vjecar, edhe pse Napoli kërkon dicka më tepër. Por duke parë dëshirën e lojtarit për tu transferuar në Vicente Calderon realizimi me sukses i këtij operacioni merkatoje është vetëm një cështje kohë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat