Kur dy kampionët bëhen bashkë

Sporti

Kur dy kampionët bëhen bashkë

Nga: Kemajl Goca Më: 2 prill 2015 Në ora: 11:35

Dardan Berisha, basketbollist i Sigal Prishtinës, me shokë tërë natën ka kremtuar fitoren e madhe të ekipit të tij, me rezultat 85:61 kundër ekipit maqedonas, Kozuv nga Gjevgjelia. Berisha ishte shumë i emocionuar nga fitorja e rëndësishme dhe e cila pothuajse e ka futur edhe në finale e Ligës Ballkanike, por që duhet pritur edhe takimin e kthimit në Gjevgjeli dhe gjithçka të zyrtarizohet. Se sa shumë emocionues ishin klubi i basketbollit Prishtina pas kësaj fitore më së miri vërehet edhe në facebookun e tyre që kanë postuar foton e Dardan Berishës me boksierin e mirënjohur shqiptar, Haxhi Krasniqi, ku shkruajnë: “Kur dy kampionët bëhen bashkë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat