Shqiptari është gati kundër Interit të Shaqirit

Sporti

Shqiptari është gati kundër Interit të Shaqirit

Më: 2 prill 2015 Në ora: 11:27

Në Serie A janë disa futbollistë shqiptar që po paraqitet me sukses të madh dhe bile luajnë rol tejet të rëndësishëm në të arritura e ekipeve të tyre. Interi me 4 prill, në orën 15.00, do të jetë mysafir i skuadrës që veç është përshëndetur nga elita, Parma, e cila është e thelluar në krizë deri në fund.

Futbollisti shqiptar, Andi Lila, u ka dhënë fund problemeve fizike. Ai është stërvitur normalisht me skuadrën e Parmës, pasi u rikthye nga grumbullimi me Kombëtaren e Shqipërisë. Mbrojtësi që arriti të shënojë në ndeshjen kundër Sasuolos më 15 mars, pritet të jetë titullar edhe në sfidën e ardhshme kundër Interit të Xherdan Shaqirit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat