Të premten tërhiqet shorti në futboll

Sporti

Të premten tërhiqet shorti në futboll

Nga: K.Goca Më: 2 prill 2015 Në ora: 11:11

Klubet e futbollit mezi presin të mësojnë se kë do të kanë për kundërshtarë në çerekfinalen e Digitaalb Kupa e Kosovës. Karakteristikë është se pjesë e çerekfinales janë edhe dy skuadrat e Ligës së parë, si: Gjilani dhe Llapi i Podujevës, ndërsa të Superligës janë: Trepça ’89, Besa, Feronikeli, Istogu, Drenica e Drita. “Të premten, me 3 prill tërhiqet shorti i çerekfinales”, thuhet nga FFK-ja. Feronikeli është fitues i Kupës për edicionin kaluar dhe tash për tash vlerësohet si pretendent kryesor për të mbrojtur trofeun.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat