Fiorentina arrin marrëveshje për Salah

Sporti

Fiorentina arrin marrëveshje për Salah

Më: 2 prill 2015 Në ora: 09:08

Fiorentina raportohet se ka arritur marrëveshje me Chelsean për të nënshkruar kontratë të përhershme me Mohamed Salah.
Mesfushori egjiptian erdhi te Viola në janar në formë huazimi, me mundësi të vazhdimit për edhe një vit tjetër, kjo si pjesë e marrëveshjes së shkëmbimit e cila çoi në Stamford Bridge mesfushorin tjetër Juan Cuadrado.

Fiorentina mësohet se është pajtuar t’i paguajë Chelseat 18 milionë euro, raportojnë mediat italiane, transmeton Telegrafi.

Megjithatë kompletimi i transferimit do të bëhet vetëm në fund të sezonit të ardhshëm, për shkak të kushteve të cekura në marrëveshjen aktuale të huazimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat