Reali s’ka të ndalur, gati përforcimi i adhës

Sporti

Reali s’ka të ndalur, gati përforcimi i adhës

Më: 2 prill 2015 Në ora: 08:52

Pas transferimit të Danilos nga Porto, Real Madridit po mundohet që sa më shpejtë ta mbyllë marrëveshjen me Jose Luis Gaya.

Drejtuesit e Real Madridit janë hedhur në aksion ende pa filluar afati kalimtar i verës. Los Blancos po synojnë që sa më par t’i bëjnë përforcimet për sezonin e ri.

Pas transferimit të Danilos nga Porto, Real Madridit po mundohet që sa më shpejtë ta mbyllë marrëveshjen me Jose Luis Gaya, raporton e përditshmja sportive madrilene AS.

Mbrojtësi spanjoll ka refuzuar vazhdimin e kontratës me Valencian, derisa klauzola për blerjen e 19 vjeçarit është 18 milion euro.

Por, Real Madridi e ka edhe konkurrencën e Chelseas dhe Manchester Cityt për transferimin e talentit spanjoll.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat