​Gerrard do të qëndrojë në shtëpi 16.8 milionëshe në Los Angeles

Sporti

​Gerrard do të qëndrojë në shtëpi 16.8 milionëshe në Los Angeles

Më: 1 prill 2015 Në ora: 23:45

Steven Gerrard po bëhet gati të bëjë lëvizjen e tij të radhës e që mund të jetë e fundit në karrierën e tij si futbollist.

Më herët gjatë janarit të këtij viti ishte konfirmuar se mesfushori dhe kapiteni i Liverpool nuk do ta vazhdojë kontratën me ekipin në të cilin ia nisi karrierën dhe kaloi rreth 20 vite, për t’u larguar kështu drejt Amerikës, te klubi LA Galaxy.

Meqë edhe po afrohen ditët për ta veshur fanellën e klubit amerikan, StevenGerrard po bën edhe përgatitjet e fundit për t’u larguar nga Anglia.

Së fundi Gerrard është dakorduar për të marrë me qera një shtëpi afër aeroportit të LosAngeles, shtëpi kjo e cila do t’i kushtojë atij rreth 13,400 funte në javë. Ai është dakorduar për një marrëveshje 18 muajshe me pronarin e shtëpisë.

Shtëpia ka në dispozicion edhe saunën, një pishinë jashtë por edhe sektorë për pushime dhe ushtrime speciale.

Duke qenë se është një objekt shumë i shtrenjtë normalisht se kjo shtëpi duhet të ketë edhe një rregullim të veçantë të dhomave./F.Sylka/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat