Incidenti me flamurin, Cakoviç ikën nga Apolonia

Sporti

Incidenti me flamurin, Cakoviç ikën nga Apolonia

Më: 1 prill 2015 Në ora: 23:22

Bashkë me të largohet edhe serbi tjetër Dordeviç ndërsa Rajkoviç preferon të luajë sërish me fierakët.

Vilson Cakovic dhe Dorde Dordevic nuk do të jenë më pjesë e Aplonisë. Portieri dhe mesfushori serb, janë larguar nga klubi fierak ende pa u mbyllur sezoni dhe arsyeja është incedenti që ndodhi me flamurin kuqezi në "Loni Papuciu" në sfidën me Tiranën.

Burime pranë Apolonisë zbulojnë se Vilson Cakovic ka kërkuar prishjen me konsensus të kontratës, pas pezullimit të tij për një kohë të pacaktuar nga ana e klubit dhe të njëjtin veprim ka bërë edhe mesfushori Dordevic, duke u justifikuar me faktin se të dy nuk ndiheshin mirë në një ambient ku do të ishin në qendër të kritikave nga ana e tifozëve.

Kërkesa e tyre është pranuar nga drejtuesit e klubit fierak, që u kanë dhënë dokumentacionin për të gjetur një tjetër destinacion.

Ndërkojë do të vijojë të jetë lojtar i Aplonisë Marko Rajkovic i cili ndryshe nga bashkëkombasit e tij, nuk sheh arsye për t'u larguar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat