Lilaj: Fusha e Laçit i sjell fat Skënderbeut

Sporti

Lilaj: Fusha e Laçit i sjell fat Skënderbeut

Më: 1 prill 2015 Në ora: 23:18

Mesfushori Sabien Lilaj është i vetëdijshëm për momentin që po kalonte ekipi por premton më të mirën për sfidën e së shtunës.

Jehona e krijuar nga ndeshja dhe rezultati i kombëtares Shqiptare ndaj Armenisë i lë vendin kampionatit. Kampionët dhe kryesuesit e këtij sezoni, Skënderbeu udhëton në fushën e vështirë të Lacit, ku në vitet e fundit ka marë rezutlate pozitive. Skuadra e drejtuar nga Mirel Josa vjen pas një periudhe të mirë, teksa ndalesa e kampionatit nuk konsiderohet si dicka e mirë për korcarët në këtë aspekt. Mesfushori Sabien Lilaj është i vetëdijshëm për momentin që po kalonte ekipi por premton më të mirën për sfidën e së shtunës.

"Vijmë pas rezultateve pozitive dhe sigurisht që ndalesa e kampionatit nuk bën mirë. Megjithatë ekipi është në formë dhe të shtunën shkojmë në lac për të fituar. Laci ka treguar që është ekip i nivelit të lartë dhe këtë e tregoi edhe në fazën e tretë. Megjithatë jemi të vetmit që kemi fituar aty dhe shpresojmë të vijojmë edhe këtë javë."

Fusha e kurbinasve është konsideruar gjithnjë e vështirë, ashtu si dhe ekipi i Lacit një kundërshtar i rrezikshëm për tu mundur. Por për të shkuar tek titulli duhet të kalohen këto vështirësi.

"Të dalësh kampion duhet të fitosh ndeshje të vështira dhe Laci është një kundërshtar i tillë."

Në Korcë titulli i 5 radhazi duket shumë pranë dhe Sabien Lilaj lëshon një mesazh për rivalët duke mos iu trembur askujt.

"Nuk na pengon asnjë për të marë titullin. Por ne duhet ti marim ndeshjet një e nga një, në këtë mënyrë arrijmë tek suksesi."

Skënderbeu shkon në transfertën e Lacit pas 5 fitoreve radhazi në kampionat, ku falë kësaj ecurie arriti të marë dhe kreun e klasifikimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat