Disiplina: Kukësi e Apolonia 1 ndeshje pa tifozë

Sporti

Disiplina: Kukësi e Apolonia 1 ndeshje pa tifozë

Më: 1 prill 2015 Në ora: 23:13

Klubi verilindor duke qenë se Kukësi do të jetë i detyruar të luajë pa tifozë sfidën e parë të gjysmëfinaleve të Kupës së Shqipërisë.

Me rikthimin e vëmendjes drejt futbollit të klubeve pas emocioneve Kuq e Zi të Kombëtares kanë ardhur dhe vendimet e Komisionit të Disiplinës në lidhje me kampionatet e futbollit në vend. për sa i përket Kategorisë Superiore, bie në sy vendimi për të ndëshkuar me një ndeshje pa tifozë Kukësin për hyrjën në fushën e lojës të personave të paautorizuar pa shkaktuar akte dhune. Pesha specifike e këtij ndëshkimi rritet për klubin verilindor duke qenë se Kukësi do të jetë i detyruar të luajë pa tifozë sfidën e parë të gjysmëfinaleve të Kupës së Shqipërisë përballë Skënderbeut, duke qenë se është pikërisht takimi i Kupës në 8 prill ndeshja e rradhës në shtëpi me ekipin e Artim Shaqirit që këtë fundjavë impenjohet në transfertë kundër Elbasanit.

Organi disiplinor i FSHF ka vendosur të dënojë me zhvillimin e një ndeshjeje pa tifozë dhe klubin e Apollonisë, për dështim në përmbushjen e përgjegjësive për sigurinë e zyrtarëve të ndeshjes dhe hyrjen në fushën e lojës të personave të pa autorizuar, po pa shkaktuar akte dhunë. Sanksioni ka të bëjë me episodin e famshëm ku u bë protagonist dhe portieri serb i Apolonisë Vilson Cakovic i cili ndërhyri duke i rrëmbyer flamurin Kuq e Zi një tifozi fierak që kishte hyrë në fushën e lojës.

Në këtë mënyrë Apollonia që lufton për mbijetesën do të jetë e detyruar të luajë pa mbështetjen e përkrahsve të saj ndeshjen e javës së 30 me Flamurtarin, duke qenë se takimin e rradhës e luan në transfertë pasi këtë fundjavë do të udhëtojë drejt kryeqytetit per tu përballur me Partizanin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat