Edhe Isa i gëzuar me fitoren e Sigal Prishtinës

Sporti

Edhe Isa i gëzuar me fitoren e Sigal Prishtinës

Më: 1 prill 2015 Në ora: 22:10

Kryeministri Isa Mustafa është shprehur I gëzuar me fitoren e KB Sigal Prishtina e cila sonte e ka mposhtur ekipin e Kozuvit në kuadër të Ligës Ballkanike në basketboll.

Mustafa ka qenë pjesë e tifozërisë në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve ku shihet edhe nga një foto e postuar në Facebook.

Postimi i plotë i Mustafës në Facebook:

Mbrëmje e bukur. KB Sigal Prishtina me lojën që bëri tregoi kapacitetin dhe talentin e vendit tonë për basketboll. Jam shumë i lumtur që këtë talent do ta shfaqim edhe në arenën evropiane dhe botërore pasi antarësimi në FIBA ka krijuar kushtet që Kosova të ketë të drejtë si çdo vend i botës të garojë fer.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat