Për avancimin e basketbollit

Sporti

Për avancimin e basketbollit

Më: 1 prill 2015 Në ora: 18:11

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim drejtorin e Federatës Ndërkombëtare të Basketbollit (FIBA) për Evropën, Kamil Novak. Në takim ishin të pranishëm edhe zëvendëskryeministri dhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, përfaqësuesi i sekretarit të përgjithshëm të FIBA-s për Kosovën/drejtor sportiv i FIBA-s, Lubomir Kotleba dhe kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Erolld Belegu.

Kryeministri Mustafa i falënderoi drejtuesit e lartë të FIBA-s për përkrahjen e tyre në anëtarësimin e Kosovës në FIBA, duke e cilësuar hap shumë të rëndësishëm për avancimin e mëtejshëm të basketbollit, por edhe ndërkombëtarizimin e plotë të sportit të Kosovës.
Drejtori i Federatës Ndërkombëtare të Basketbollit për Evropën, Kamil Novak, uroi kryeministrin Mustafa për anëtarësimin e Kosovës në FIBA.
Novak po ashtu shprehu përkrahjen e mëtejshme të FIBA-s për avancimin e basketbollit të Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat