Torino kërkon futbollistin shqiptar

Sporti

Torino kërkon futbollistin shqiptar

Më: 1 prill 2015 Në ora: 15:57

Skuadra e Torinos kërkon më këmbëngulje edhe një shqiptar të ketë në radhët e veta. Migjen Basha është pjesë e tyre, ndërsa tani drejtuesit e Torinos tash e sa ditë kërkojnë dhe futbollistin Elis Bakaj. Sportivja e mirënjohur italiane "TuttoSport" sot shkruan se Torino e ndjek nga afër Bakajn, i cili luan për Tiranën të cilit i skadon kontrata në fund të këtij sezoni. Balaj është një futbollist i mirë dhe ka shumë mundësi t’i bashkohet ekipit italian. Bakaj në 21 ndeshje ka shënuar 10 gola me fanellën bardheblu këtë sezon dhe transferimi në Serie A do të ishte një hap i madh për futbollistin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat