Duka ua ‘ndalon’ xhaminë e kishën lojtarëve të Kombëtares

Sporti

Duka ua ‘ndalon’ xhaminë e kishën lojtarëve të Kombëtares

Më: 1 prill 2015 Në ora: 15:24

Armand Duka, presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, ka kërkuar nga lojtarët e Kombëtares që mos të shkojnë në xhami dhe kisha….

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka kërkuar nga lojtarët e Kombëtares që mos të shkojnë në xhami e kishë me uniforma të Kombëtares.

“Respektoj besimin e futbollistëve dhe të trajnerit, por mendoj se në vendet e kultit do të ishte më mirë të shkonim të veshur civilë”, ka deklaruar ai, raporton ‘Panorama Sport’.

Disa prej lojtarëve të Kombëtares falën xhumanë të premten me fanella të Kombëtares. Kurse, para ndeshjes, në kishë ishte edhe Gianni de Biasi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat