Pse reagon Lazio për Lorik Canën?

Sporti

Pse reagon Lazio për Lorik Canën?

Më: 1 prill 2015 Në ora: 11:40

Rrjetet sociale po keqpërdorën shumë dhe disa shkrime dalin pa dijen e futbollistëve të njohur botëror. Viktimë e rrjeteve sociale pa dyshim se është dhe kapiteni i kombëtares së Shqipërisë, Lorik Cana njëherësh i Lazios. Klubi me renome italiane, Lazio, reagon për futbollistin nga Kosova, Cana, sepse ai nuk posedon ndonjë profil në rrjete sociale. Prandaj deklaratat e tilla nuk kanë asgjë të përbashkët me Canën.

“SS Lazio njofton se të gjitha atributet dedikuar Lorik Canës, janë të rreme dhe jo autentike, të ardhura nga profile të ndryshme në rrjetet sociale, prandaj, për këtë arsye këto rrjete nuk kanë të bëjnë me lojtarin e njëjtë”, shkruan “laziopress.it”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat