SKANDALOZE: UEFA vendos, Shqipëri -Serbi luhet në Spanjë

Sporti

SKANDALOZE: UEFA vendos, Shqipëri -Serbi luhet në Spanjë

Më: 1 prill 2015 Në ora: 11:38

Një njoftim i ardhur sot ka shokuar FSHF-në. Në njoftimin e ardhur nga komisioni organizativ i garave kualifikuese EURO 2016 njofton federatën shqiptare të futbollit se ndeshja Shqipëri-Serbi e planifikuar të zhvillohet në tetor të këti viti është vlerësuar si ndeshje me rrezikshmëri shumë të lartë.

Gjithashtu në këtë njoftim thuhet se komisioni ka vlerësuar se stadiumi Elbasan Arena nuk permbush kriteret e UEFA-s për zhvillimin e ndeshjeve me këtë nivel rrezikshmërie pasi në ndeshje të tilla stadiumi duhet të ketë distance jo më të madhe se 15 kilometra nga aeroporti, dhe në bazë të kësaj përveç stadiumit Elbasan Arena edhe stadiumi i Shkodrës bëhet i paparanueshëm. Në bazë të këtyre rrethanave UEFA obligon FSHF-në që ndeshjen kundër Serbisë ta zhvilloj jashtë teritorit të Shqipërisë.

Ne këtë njoftim UEFA i rekomandon FSHF-së që të zgjedhë njërin nga keto dy vende Spanjën ose Portugalinë për të zhvilluar ndeshjen kundër Serbisë vende këto qe sipas UEFA-s janë më të përshtatshmet për tu zhvilluar ndeshja.
Gjithashtu UEFA njofton se pas konsultave me vendet pritëse Portugalinë dhe Spanjën ato pranojnë që ndeshja të zhvillohet në teritorin e tyre por duke njohur rrethanat nuk marin përsipër sigurinë e tifozëve keshtu që detyrimisht ndeshja duhet të zhvillohet pa tifozë.

Duke qenë FSHF organizator i ndeshjes ka të drejtën të zgjedhë vendin për zhvillimin e ndeshjes dhe për shkak të kushteve më të mira që ofron FSHF ka vendosur që ndeshja të zhvillohet ne Spanjë.
Duke parë këtë gjendje ne si staf i “Albania Team” nuk na mbetet asgjë tjetër vetëm që të gjithë tifozëve shqiptar të ju urojmë. gëzuar 1 prillin . ky ishte postimi nga Albania Team (Faqja zyrtare e kombëtares kuq e zi në Facebook) për 1 prillin

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat