Pastore bëhet trim kur mungon Messi!

Sporti

Pastore bëhet trim kur mungon Messi!

Nga: Kemajl Goca Më: 1 prill 2015 Në ora: 11:34

Sulmuesi më i mirë në botë, Lionel Messi, nuk u paraqit për shkak të lëndimit për Argjentinën në miqësore me Ekuadorin. Argjentina shënoi fitore me rezultat 2:1 dhe me golat e Agueros (8’) e Pastores (58’), ndërsa për Ekuadorin realizoi: Bolanos (24’). Pastore ishte trim i fitores, pasi realizoi golin e fundit. Mediet e huaja shkruajnë se Pastore është trim i sfidës kur mungon Messi. Ballafaqimi është zhvilluar në stadiumin në New York, ku ishin më së 48 mijë shikues të pranishëm. Përzgjedhësit e të dyja kombëtareve panë formën e futbollistëve që llogarisin për Kupën e Amerikës që mbahet gjatë kësaj vere.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat