Tare mendon transferimin e Gashit në Lazio

Sporti

Tare mendon transferimin e Gashit në Lazio

Më: 1 prill 2015 Në ora: 11:24

Skuadra italiane Lazio si duket nuk e ka ndërmend t’i ndahet futbollistëve shqiptarë.
Drejtori sportiv i bardh e katlërve, shqiptari Igli Tare deri më tani ka transferuar në Lazio tre shqiptarë, Thomas Strakoshën, Etrit Berishën dhe Lorik Canën, ndërsa ai nuk e ka ndërmend të ndalet me kaq.

Sipas faqes së specializuar “Lalaziosiamonoi.it”, Tare është takuar me të atin që është njëkohësisht edhe agjenti i lojtarit dhe një fakt që i shtyn bisedimet në rrugë të mbarë është se Gashi ka pasaportë zvicerane dhe mund të luajë si komunitar.

Gjithsesi, një nyjë e vështirë për t'u zgjidhur mbetet vlera e kartonit të lojtarit pasi Baseli nuk kërkon ta lejë të lirë për më pak se tetë milionë euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat