Shaqiri e Xhaka më të vlerësuarit, Mehmedi më i dobëti!

Sporti

Shaqiri e Xhaka më të vlerësuarit, Mehmedi më i dobëti!

Nga: Kemajl Goca Më: 1 prill 2015 Në ora: 11:14

Futbollistët Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka së bashku me Fabian Schär e Valentin Stocker ishin më të vlerësuarit në sfidën miqësore me Shtetet e Bashkuara të Amerikës e cila përfundoi pa fitues (1:1). Ballafaqimi është zhvilluar në Zurich dhe ka qenë tejet interesant! Shaqiri e Schar luajtën tërë ndeshjen, Xhaka e Stocker nga minuta e 46-të, u vlerësuan më notën më të mirë (5), ndërsa Pajtim Kasami luajti nga minuta e 46-të dhe merr notën 4, kurse Admir Mehmedi me notën më të dobët, 2. Mehmedi luajti plotë 46 minuta dhe u zëvendësua nga Xhaka.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat