Cërvena Zvezda futet në Kosovë...A duhet të protestojmë ne?

Sporti

Cërvena Zvezda futet në Kosovë...A duhet të protestojmë ne?

Nga: Kemajl Goca Më: 1 prill 2015 Në ora: 10:38

Skandal ndryshe nuk mund të quhet ardhja e Crvena Zvezdës së Beogradit në Kosovë. Jo pse vjen në Kosovë, sepse por në mënyrën si vjen dhe për çka vjen kjo është e tmerrshme dhe përtej skandali. Sepse ballafaqohet me një ekip që nuk i njeh institucionet e Republikës së Kosovës dhe fare nuk është e regjistruar në Federatën e Futbollit të Kosovës.

Është fjala për klubin e Graçanicës, e cila garon në një ligë të ashtuquajtur Liga e Qarkut dhe vepron në dirigjim të Beogradit. Cërvena Zvezda njihet botërisht se kush është dhe cila ka qenë politika e tyre shumëvjeçare. Cërvena Zvezda është klubi më famëkeq dhe që gjithmonë ka qenë kundër shqiptarëve. Një klub që kurrë një shqiptar nuk ka luajtur në petkun e tyre, sepse gjithmonë kanë pasur urrejtjen ndaj shqiptarëve.

Një klub famëkeq që ka tifozerinë më kriminale në botë!| Ata janë ‘Delijat’ dhe të njohur për krimet që kanë bërë gjatë luftërat në ish-Jugosllavi, sepse një pjesë e madhe e tyre kanë qenë pjesë e bandave çetnike dhe paramilitare serbe. Tragjedia më e madhe është se Cërvena Zvezda do të futet në Kosovë dhe do të luajë ndeshje ilegale humanitare me demek t’i ndihmojë bebet e Kosovës.

Askush nuk e di më konkret se çfarë qëllimi të keq ka kjo ndeshje dhe të luhet në një shtet ndërkombëtarisht të njohur, në Republikën e Kosovës. Kush do të lëshojë lejen që kjo ndeshje të luhet në Graçanicë? Kush do që lëshon leje për këtë ndeshje është skandal. Një ndeshje humanitare ilegale! Ilegale përndryshe se Graçanica nuk është e regjistruar në institucionet e futbollit të Republikës së Kosovës. A duhet shqiptarët të ngritën në këmbë dhe të protestojnë ashpër për të ndaluar zhvillimin e kësaj ndeshje ilegale.

Askush nuk është kundër zhvillimit të ndeshjes në mënyrë legale dhe ata që i njohin institucionet e Kosovës. Edhe serbët kanë të drejtë të luajnë, por në mënyrë legale dhe jo një Graçanicë të garojë në një ligë paralele, mos të njohin shtetin tonë! Gjithsesi se duhet ngritur në këmbë e të protestohet! Cërvena Zvezda mund të luajë në Kosovë vetëm me klube legale dhe që njohin institucionet e Republikës së Kosovës. Assesi të luajë me ekipet ilegale, sepse që prej pas luftës të gjithë e dimë se disa klube serbe marrin pjesë në garat e Serbisë.

Mokra Gora nga Zubin Potoku dhe një farë e ashtuquajtura Trepçë, garojnë në Ligën e Shumadijës! Dhe shih marrinë e tashme, klubi famëkeq Cërvena Zvezda vjen dhe në periferi të kryeqytetit të Kosovës të luajë ndeshje humanitare ilegale dhe me frymë shoviniste!!!

Shkurt e shqip vjen një klub shovinistë dhe që gjithmonë ka qenë kundër shqiptarëve. Zvezda na bënë me dije se ne vijmë e luajmë ilegalisht, por Ju nuk mund të na ndaloni!!! Kjo është tronditëse. 4 maj nuk është larg, të shohim se do të vijë përnjëmend apo jo dhe çfarë sherri do të na shkaktojë ky klub famëkeq!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat