Atletico dhe United në garë për Firminon

Sporti

Atletico dhe United në garë për Firminon

Më: 1 prill 2015 Në ora: 09:53

Atletico Madrid thuhet se është duke luftuar kokë me kokë me Manchester Unitedin për nënshkrimin e sulmuesit të Hoffenheimit, Roberto Firmino.
23-vjeçari, i cili aktualisht është një nga lojtarët më të kërkuar në Evropë, deri më tani ka shënuar tetë gola në 28 ndeshje për klubin e tij në këtë sezon në Bundesligë.

Firmino gjithashtu ka shënuar dy herë në katër ndeshje për Brazilin, duke përfshirë edhe golin fituesit kundër Kilit.

United ka qenë i lidhur fort me një lëvizje, por sipas AS, tani edhe Atletico është duke e monitoruar lojtarin dhe pritet që gjatë verës të bëjë ofertë zyrtare.

Firmino i është bashkuar Hoffenheimit nga Figueirense në 2010.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat