Watzke: Nuk kemi asnjë ofertë për Hummels

Sporti

Watzke: Nuk kemi asnjë ofertë për Hummels

Më: 1 prill 2015 Në ora: 00:40

Mospjesëmarrja në Champions sezonin e ardhshëm është motivi kryesor pse Hummel po e projekton të ardhmen larg Dortmundit.

Shefi Ekzekutiv i Borussias së Dortmundit, Hans-Joachim Watzke, kërkon të qetësojë tifozët e skuadrës pas deklaratës së Mats Hummels se po studion mundësitë për të luajtur jashtë Gjermanisë. Sipas drejtuesit të lartë verdhezi, për 26-vjecarin nuk ka ardhur asnjë ofertë nga ndonjë klub i madh europian, ndaj nuk është aspak i shqetësuar me ato që shkruhen në media, vecanërisht për një transferim të mundshëm që futbollistit në "Old Traford", për t'u vënë nën urdhrat e Luis Van Gaal.

"Mats ka kontratë me ne deri në vitin 2017 dhe ne nuk kemi marrë asnjë ofertë për kartonin e tij, kështu që jemi të qetë. Ai pati një bisedë dy javë më parë me drejtorin sportiv Michael Zorc të cilit i tha se po mendonte për të ardhmen dhe deri këtu nuk ka asgë të keqe."

Hummels është formuar si futbollist në akademinë e Bayernit të Mynihut, por u largua nga bavarezët drejt Dortmundit në janar të 2008, fillimisht në formën e huazimit e më pas me titull përfundimtar. 26-vjecari është shndërruar një nga pikat më të forta të formacionit të Jurgen Klopp gjatë kësaj periudhe duke fituar dy herë Bundesligën dhe një herë Kupën e Gjermanisë. Mirëpo sezoni 2014-2015 nuk ka qenë aspak pozitiv për verdezinjtë që në Bundesligë renditen 12 pikë larg zonës Champions, ndërkohë që kanë dalë jashtë turneut më të rëndësishëm për klube pasi u eliminuan nga Juventusi në fazën e 1/8. Pikërisht mospjesëmarrja në Champions sezonin e ardhshëm është motivi kryesor pse Hummel po e projekton të ardhmen larg Dortmundit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat