Gianni De Biasi sqaron: Nuk jam i martuar me grua shqiptare, ja familja ime

Sporti

Gianni De Biasi sqaron: Nuk jam i martuar me grua shqiptare, ja familja ime

Më: 31 mars 2015 Në ora: 23:34

Trajneri i Kombëtares shqiptare të futbollit, Gianni De Biasi ka sqaruar një keqkuptim që ka ndodhur pas deklaratave të tij se është i martuar prej 3 vitesh me një shqiptare. De Biasi deklaroi pak ditë më parë se do të donte të merrte nënshtetësinë shqiptare, pasi në fund të fundit ishte i martuar me një shqiptare prej tre vitesh, por nuk i referohej një gruaje. Pikërisht për këtë arsye, trajneri i Kombëtares tregon se familja e tij është gruaja, Paola dhe vajza Chiara.


“Kohë më parë, në një intervistë kisha thënë si “batutë” (shaka) që isha martuar me një shqiptare për më tepër se tre vjet … dhe nënkuptoja Skuadrën Kombëtare të Futbollit Shqiptar! Kjo batutë e imja ka krijuar një keqkuptim. Sot, dua të konfirmoj që nuk jam i martuar me asnjë grua shqiptare! Jeta ime, familja ime, janë Paola, bashkëshortja ime dhe Chiara Sofia, vajza ime e adhurueshme!”, shkruan ai në Facebook.


Postimi i De Biasit është bërë në tre gjuhë, italisht, anglisht dhe shqip, në mënyrë që kjo deklaratë e tij të kuptohet nga të gjithë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat