Mustafi nuk flet për të ardhmen

Sporti

Mustafi nuk flet për të ardhmen

Më: 31 mars 2015 Në ora: 21:57

Shkodran Mustafi ka folur për të ardhmen e tij. Ai ka thënë se tash për tash nuk dëshiron të flas për të ardhmen sepse është i fokusuar tek Valencia.

Interesim të vazhdueshëm për lojtarin shqiptar që mbron ngjyrat e Gjermanisë ka shfaq vazhdimisht Tottenham Hotspur.

“Nuk dua të flas për të ardhmen, pasi jam i fokusuar të Valencia. Kemi edhe dhjetë ndeshje deri në fund dhe të cilat synojmë t’i fitojmë”, ka deklaruar Mustafi, që po ashtu ka luajtur edhe në Sampdoria. Futbollisti kampion bote ka regjistruar 26 paraqitje dhe ka shënuar katër gola për skuadrën spanjolle.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat