Pollozhani: Ndërhyrje tepër e ashpër e bjellorusit!

Sporti

Pollozhani: Ndërhyrje tepër e ashpër e bjellorusit!

Nga: Kemajl Goca Më: 31 mars 2015 Në ora: 19:34

Një numër i madh i futbollistëve shqiptar janë pjesë e përfaqësueses së Maqedonisë dhe po luajnë me sukses, si: Artim Pollozhani, Arijan Ademi, Enis Bardhi, Ferhan Hasani dhe Agim Ibraimi. Pollozhani është edhe anëtar i skuadrës shqiptare, Shkëndija nga Tetova, flet për dy ndeshjet e përfaqësueses së Maqedonisë e cila zhvilloi ndaj Bjellorusisë, e vlefshme për eliminatorët për Euro 2016 dhe miqësoren me Australinë. Maqedonia në Shkup (me 27 mars) humbi me rezultat 2:1 nga Bjellorusia, pastaj (me 30 mars) barazoi 0:0 me Australinë.

Pollozhani luajti titullar deri në minutën e 31-të dhe shkaku i lëndimit u largua nga fusha në takim me Bjellorusinë, ndërsa qe standard me australianët. Ai tregon për lëndimin që pësoi në takim me bjellorusët.
(Tekstin e plotë mund ta lexoni të mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe në diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat