Tifozët kuqezi nisin të mësojnë frëngjisht

Sporti

Tifozët kuqezi nisin të mësojnë frëngjisht

Më: 31 mars 2015 Në ora: 18:44

Tifozat Kuq e Zi kanë bërë të ditur se kanë filluar të mësojnë frëngjisht me besimin se Shqipëria do të kualifikohet për në Euro 2016.

Tifozat Kuq e Zi kanë bërë një postim në rrjetin social Facebook duke njoftuar se kanë filluar të mësojnë frëngjisht me besimin se Shqipëria do të kualifikohet për në Euro 2016.

Pas fitores kundër Armenisë, gjasat e Shqipërisë për tu kualifikuar për Euro 2016 janë shumë të mëdha dhe kjo ka bërë që tifozët Kuq e Zi të kenë edhe më shumë besim për kualifikim.

Kujtojmë se Shqipëria gjendet në vendin e tretë në Grupin I, me pikë të barabarta me Danimarkën që është ne vendin e dytë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat