Heynckes: Podolski gaboi që iu bashkua Interit

Sporti

Heynckes: Podolski gaboi që iu bashkua Interit

Më: 31 mars 2015 Në ora: 16:02

Lukas Podolski ka gabuar që u transferua në Inter, gjatë afatit kalimtar të janarit, sipas ish trajnerit të tij nga Bayern Munich, Jupp Heynckes.

Jupp Heynckes e ka kritikuar Lukas Podolskin për transferimin e tij në Inter.

Ish trajneri i Bayern Munichut beson se sulmuesi gjerman gaboi që u largua nga Arsenal gjatë janarit duke iu bashkuar Nerazzurrëve në formë huazimi deri në fund të këtij sezoni.

“Transferimi në Inter nuk ishte vendimi më i mençur nga Lukas dhe menaxherët e tij”, deklaroi Heynckes për “Kicker”.

“Kam punuar me të në Bayern dhe ai luajti mirë në ato ndeshje që u aktivizua”, u shpreh ai.

Së bashku me Podolskin, në janar në Inter u transferua edhe një tjetër ish futbollist i Heynckesit nga Bayern, mesfushori Xherdan Shaqiri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat