Prishtina ka probleme me tre titullarë

Sporti

Prishtina ka probleme me tre titullarë

Më: 31 mars 2015 Në ora: 15:34

Prishtina ndodhet në formë të përkryer me tri fitore rresht në pranverë dhe dhjetë ndeshje kampionale pa pësuar humbje duke mos pësuar gol në katër ndeshje radhazi.

Por, edhe Drenica, edhe pse skuadër më me pak kualitet se sa në stinorin vjeshtor, në pranverë po tregohet skuadër kokëfortë, sidomos në fushën e saj dhe përballja me kuqezinjtë është konsiderohet më se e vështirë.
Prishtina ndodhet tre pikë larg vendit të parë dhe fitorja me doemos konsiderohet imperativ i vetëm. Futbollistët e Prishtinës në asnjë mënyrë nuk guxojnë të nënçmojnë kundërshtarin dhe duhet të angazhohen maksimalisht dhe seriozisht që nga minuta e parë e takimit.

Prishtina ka probleme me tre titullarë, të lënduar janë futbollistët Bashkim Shala e Betim Haxhimusa, ndërsa Ylber Ramadani i suspenduar me kartonë të verdhë, por rikthehet Gentrit Begolli.
Që nga minuta e parë e takimit për herë të parë, pra si titullar do të paraqitet mesfushori 20-vjeçar, Endrit Krasniqi i cili deri tani në dy ndeshjet e zhvilluara si zëvendësues ka asistuar në një gol në fitoren e arritur me Trepçën, thuhet në facebookun e klubit Prishtina.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat