Juventusit i kthehen titujt që i janë dhënë Interit?

Sporti

Juventusit i kthehen titujt që i janë dhënë Interit?

Më: 31 mars 2015 Në ora: 14:24

Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit (FIGC), Carlo Tavecchio, ka zbuluar se është e hapur mundësia për t'ia kthyer titujt e vitit 2005 dhe 2006 Juventusit, nëse klubi Bianconer heq dorë nga padia ndaj federatës italiane.

Pas skandalit të Calciopolit ishte Juventusi që iu morrën dy tituj për shkak të përfshirjes në manipulime të ndeshjeve dhe këtu përfitoi Interi duke marrë një prej këtyre trofeve.

Megjithatë disa gjykata civile dhe penale kanë konfirmuar se Luciano Moggi dhe Juventusi nuk janë të fajshëm për përfshirje në këtë skandal.

Pas kësaj, Juventusi ka bërë një padi ndaj Federatës Italiane të Futbollit (FIGC) prej të cilës ka kërkuar dëmshpërblim prej 443 milionë euro për dëme në përfitime dhe në reputacion.

Dhe tash, presidenti i Federatës ka thënë për kërkesën për t'ia kthyer titujt se për të filluar bisedimet për këtë duhet që Juventusi të tërheqë padinë.

“Ata duhet të largojnë atë padi me atë dëmshpërblim dhe ne më pas mund të bisedojmë për kthim të titujve”.

“Ne e kuptojmë vet se kur fitoni një Scudetto në fushë ju keni të drejtë për të. Juventusi i para Calciopolit nuk ka pasur nevojë për të fituar tituj në gjykatë”.

“Ne do të shohim nëse ata do t'i marrin titujt. Ajo që po më intereson është që ata të tërheqin padinë. Ajo që po kërkon Juventusi, shuma prej 443 milionë eurosh do të bankrotonte FIGC-në”, u shpreh Tavecchio.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat