Reali e kërkon Lenon, zëvëndësim për Casillasin?

Sporti

Reali e kërkon Lenon, zëvëndësim për Casillasin?

Më: 31 mars 2015 Në ora: 11:56

Skuadra e Real Madridit ka shprehur interesim për portierin e Bayer Leverkusenit, gjermanin Bernd Leno.
Lajmi është bërë i ditur nga e përditshmja spanjolle "Marca".

Leno 23-vjeçar, është përcjellë nga skautët e Realit kohët e fundit dhe ka impresionuar me paraqitjet e tij në Ligën e Kampionëve, transmeton Koha.net.

Ai shihet si zëvendësim për kapitenin Iker Casillas, i cili pritet të largohet nga "Santiago Bernabeu".

Po ashtu drejtuesit madrilenë nuk janë të kënaqur as me portierin Keylor Navas, të cilin e transferuan para fillimit të këtij edicioni.

Leno te Leverkuseni ishte transferuar në vitin 2011 nga Stuttgarti dhe ka kontratë deri në vitin 2018. Ai ka qenë pjesë e ekipit U-21 të Gjermanisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat